Lapsusi i përsëritur i presidentit amerikan Donald Trump, ku ngatërron Shqipërinë me Armeninë, solli të qeshura mes liderëve të pranishëm në samitin e shtatë të komunitetit politik europian, që po mbahet në Kopenhagen. Kryeministri Edi Rama ju drejtua presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit me batutë i tha se duhej të kërkonte falje pasi nuk ka uruar për paqen që presidenti Trump arriti të vendosë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. I pranishëm ishte edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili po ashtu e priti i qeshur këtë batutë të Ramës.