Furnizimet perëndimore me municione nuk janë të qëndrueshme në nivelet aktuale sepse konsumi është shumë i madh– thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Duke folur për Sky Neës, Stoltenberg tha se konflikti tani po shndërrohet në një betejë logjistike, ndaj aleatët e ukrainës duhet të rrisin prodhimin. “Mënyra e vetme për të mbështetur ukrainën është të bëjmë atë që kemi filluar tashmë ta bëjmë dhe që të angazhohemi me industrinë e mbrojtjes për tu garantuar që aleatët të firmosin kontrata afatgjata – shtoi ai.