Dubai është zhytur në kaos ndërsa shiu dhe tornadot pritet të shkaktojnë kaos të ri në rajonin që e ka gjetur veten në mesin e luftës me Iranin. Kushtet e këqia të motit, duke përfshirë rrufetë dhe breshërin, pritet të godasin Lindjen e Mesme, ku fushata e SHBA-së dje Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar tashmë kaos. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në qytete të mëdha si Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe që e kanë gjetur veten nën sulme me raketa muajin e fundit. Reshjet e një viti të tërë pritet të bien gjatë vetëm tre ditëve në disa zona, sipas The Ëashington Post.