Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar të gjithë drejtuesit vendorë të Krimit Ekonomiko-Financiar. Ky pezullim do të zgjasë deri në ngritjen e strukturës së re, ndërkohë që vendimi u mor për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit. Kjo u bë me dije gjatë një takimi që u mbajt këtë të premte mes Ministrit Bledi Çuçi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendorë.