Për kryeministrin Edi Rama më shumë sesa perceptimi i qytetarëve shqiptarë për infrastrukturën në vend; pjesëmarrja në Giro d’Italia çertifikon Shqipërinë e rilinduar. Në vazhdën e replikave me komentuesit në rubrikën ‘sy më sy’, Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari, i cili nuk e konsidoren të kënaqshme situatën me rrugët në vend, dhe nuk i sheh të përshtatshme për të mirëpritur kompeticionin Giro d’Italia.