“Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmbahen nga përpjekjet për të sunduar Serbinë dhe veçanërisht nga përkrahja e ‘dhunës’ së kryeministrit të vetëshpallur të Kosovës, Albin Kurti, kundër serbëve në Kosovë”, ka qenë kjo deklarata e zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në lidhje me zhvillimet dhe tensionet në veri. Në lidhje me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bëri thirrje ndaj Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara, Vulin tha se Serbia nuk ka se për çfarë të përmbahet.