Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka ftuar në debat publik të gjithë kundërshtarët, duke treguar nga ana tjetër programin qeverisës së partisë së tij. Basha u shpreh se PD është e vetmja forcë politikë në Shqipëri që mund të hartojë një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit pasi kjo parti nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por të mbarë shqiptarëve.