Top News – ‘Nuk kam mbaruar ende punë!’ Kamala Harris mund të kandidojë përsëri për presidente
26/10/2025 16:36

Kamala Harris tha se nuk ka mbaruar ende punë me politikën dhe sugjeroi fuqimisht se po shqyrtonte mundësinë e një kandidature tjetër për presidente. Në një intervistë për BBC, Harris tha se “ndoshta” do të ishte presidentja e ardhshme, duke bërë sugjerimin më të qartë deri më sot se do të bënte një tjetër përpjekje për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, pavarësisht se mbetet shumë prapa në sondazhe. Harris këmbënguli se ende nuk kishte marrë një vendim, por se ishte e bindur se përfundimisht do të kishte një grua presidente në Shtëpinë e Bardhë dhe karriera e saj politike nuk kishte mbaruar ende. “Nuk kam mbaruar”, i tha ish-zëvendëspresidentja BBC-së. “E kam jetuar të gjithë karrierën time si një jetë në shërbim të amerikanëve dhe kjo është në ADN-në time”. Harris hodhi poshtë sondazhet që e nxjerrin atë në një pozicion jo të favorshëm për të fituar edhe një herë mandatin e demokratëve pasi aktualisht ajo renditet edhe pas aktorit të Hollivudit Dëayne "The Rock" Johnson. "Nëse do t'i dëgjoja sondazhet, nuk do të kisha kandiduar për postin tim të parë, ose për postin tim të dytë dhe sigurisht që nuk do të isha ulur këtu," tha ajo. Harris tha më tej në intervistë se paralajmërimet që bëri gjatë fushatës në lidhje me sjelljen e Donald Trump si fashist dhe autoritar kishin rezultuar të sakta. Ajo e kritikoi ashpër ish-rivalin e saj duke e quajtur një "tiran" që po e përdor sistemin e drejtësisë si armë. Në një përgjigje për BBC-në, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha: “Kur Kamala Harris humbi zgjedhjet me një diferencë të thellë, ajo duhet ta kishte kuptuar aludimin; populli amerikan nuk interesohet për gënjeshtrat e saj absurde”.

Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53