Deputetja socialiste, Olta Xhaçka e konsideron të konsumuar çështjen e mandatit të saj. Ajo e interpretoi ndryshe nga opozita vendimin e Gjykatës Kushtetuese. OLTA XHACKA – deputetët nuk ka çfarë të votojnë…. Deputetja socialiste tha se as ka votuar dhe as ka influencuar në marrjen e statusit të investitorit strategjik nga ana e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Në lidhje me mandatin e Xhaçkës, në Kuvend u depozituan dy raporte. Ai i opozitës kërkon dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ai i socialistëve që të votohej në seancë plenare nëse çështja do të kalojë apo jo.