Dështon edhe tentativa e 53-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës. Para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të bëhet edhe një përpjekje e fundit këtë të shtunë në orën 22:00 për konstituimin e kuvendit. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të Enver Zymberit, Adem Demaçit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari sërish hodhi në votim komisionin për votim të fshehtë, propozim që morri vetëm 56 vota.