Kryeministri Edi Rama doli këtë të hënë në një deklaratë për mediet nga Vlora, pas vizitës në Bashkinë e e këtij qyteti dhe inspektimin nga vetë ai të punës për lirimin e hapësirave publike nga bizneset. Sipas kryeministrit Edi Rama, ajo që është bërë me grupin e deputetëve është vetëm hapi I parë për disa reforma vijuese. Ai paralajmëroi fillimin e një kapitulli të ri për PS-në e Vlorës.