Apeli i Posaçëm ka dalë me një vendim sa I takon ankimimeve të 5 prej të arrestuarve të operacionit të koduar “Metamorfoza”. Kështu, Apeli la në fuqi vendimet e Shkallës së Parë, e për rrjedhojë do të vazhdojnë të qëndrojnë pas hekurave biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish efektivi Ardit Hasanbegaj, dhe shoferi I biznesmenit Gjoka, Edmond Preka. Nga ana tjetër, Gjykata nuk pranoi ankimimin e ish-Shefit të Operacionales Oltion Bistri. Ndërsa anëtari I grupit Bajri, Astmer Bilali, nuk ka bërë një ankimim ndaj vendimit të Shkallës së Parë që e la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Pas vendimit të Apelit, ka reaguar avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani.