Relacioni shoqërues i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm thekson se Qeveria nuk do të ndërmarrë ndryshime në nivelin dhe politikat e taksave për 2025. Në relacion thuhet se Qeveria parashikon të arkëtojë 90 milionë euro të ardhura shtesë në krahasim me parashikimet e këtij viti, por burimi i këtyre të ardhurave vijnë nga ligje tatimore të miratuara në paketat e mëparshme dhe që sjellin efekte në të ardhura në vitin 2025, si dhe të ardhura nga efekti i politikave buxhetore.