Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë hamendësimet se pas aksionit të shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth qëndron një projekt i fshehtë i qeverisë për t’u dhënë oligarkëve leje për resorte gjigante në këtë zonë. Rama garantoi se lejet për ndërtime në Theth do të jepen vetëm në raste specifike dhe të lidhura ngushtësisht me personat që jetojnë atje.