Largimi në masë i të rinjve e jo vetëm nga Shqipëria, coi në mungesë të lartë të fuqisë punëtore në vend, ku vetëm vitin e kaluar, u shpallën 39 mijë e 815 vende të lira pune. 76 përqind e vendeve të lira të punës ishin të reja, ndërsa pjesa tjetër ishin zëvëndësime, të paktën referuar të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit.