Sali Berisha minimizoi debatet e brendshme të Partisë Demokratike. Ai tha se nuk ka përçarje brenda forcës që drejton. Berisha - Nuk ka një përçarje, ju garantoj. Po, pas zgjedhjeve pati të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë të cilët flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Por unë dua t'ju them ju që absolutisht kjo parti ka dhe do ketë vetëm një qëllim; Idealin tuaj të lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e PD-së. Kjo parti s'mund të qëndrojë dhe nuk do të qëndrojë për kontratat e asnjë njeriu. Jo. Kontrata jonë është me qytetarin shqiptar, për lirinë, për familjen, për Shqipërinë. Kritikët brenda radhëve i konsideron zhurmues të Edi Ramës.