“Drejtësi për Liridonën”, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, ishin dy nga pankartat që qytetarët e Kosovës mbajtën në duar, gjatë protestës së organizuar këtë të martë në Prishtinë, në nder të Liridona Ademaj. Protestuësit, hodhën bojë të kuqe në rrugë, në shenjë revolte për vrasjen e 30 vjecares, rreth një javë më parë në kryeqytet. Qytetarë të shumtë që u mblodhën për të ngritur zërin kundër dhunës dhe vrasjes së grave, marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.