Të paktën 68 persona u vranë nga një sulm izraelit në Gazën qendrore, thanë zyrtarë shëndetësorë të dielën, ndërsa numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në luftime gjatë fundjavës u rrit në 17. Në mesin e viktimave përfshihen të paktën 12 gra dhe shtatë fëmijë, sipas shifrave të raportuara nga agjencia e lajmeve AP. “Ne të gjithë ishim në shënjestër”, tha Ahmad Turkomani, i cili humbi disa anëtarë të familjes, përfshirë vajzën dhe nipin e tij.