Djali i dytë i mbretit britanik Charles, Harry, ka humbur betejën e tij kundër qeverisë së Londrës, pasi Gjykata e Lartë vendosur kundër ankimimit të tij. Harry kishte kërkuar që qeveria e vendit të kujdesej për sigurinë e tij gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi më herët ishte vendosur që ai princi të mos merrej në mbrojtje nga forcat policore. Duka i Sussex dhe gruaja e tij Meghan kanë humbur të drejtën e mbrojtjes sistematike, pasi vendosën “të presin kordonin e kërthizës” me familjen mbretërore në vitin 2020 dhe të vendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.