Igerta Hysi gjyqtarja e Apelit të Posaccëm që shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Ilir Meta për zëvëndësim të masës së sigurisë, nuk i mori parasysh argumentat e paraqitura nga mbrojtësi i tij ligjorë duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë më herët. Kujtim Cakrani që mbron në këtë proces ish presidentin e vendit kërkoi zëvëndësim me një nga 7 masat e tjera të sigurisë, duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Ky i fundit pas përfundimit të seancës, foli me gjuhë të ashpër duke thënë se Apeli nuk ka gjyqtarë por rrogtarë.