Zvarritja me debate mes opozitës e maxhorancës e arritjes së një marrëveshje për kodin zgjedhor, ka sjellë edhe efektin e parë negativ për zgjedhjet e 2025. Teksa pritej që votimi e numërimi elektronik të realizohej në 6 qarqe të mëdha, për kreun e KQZ, kjo tashmë është e pamundur për shkak të kohës së kufizuar fizike.