Donald Trump ka postuar në X, dikur Twitter për herë të parë që prej vitit 2021, kur llogaria e tij u pezullua pas trazirave në Capitol. Postimi përmban foton e shkrepur pas arrestimit nga policia e Xhorxhia, ku po hetohet me akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020. Postimi shoqërohet me fjalët "Kurrë mos u dorëzo" dhe përmban një link që të adreson te fushata e tij për t’u rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë.