Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar protestat e fundit të fermerëve, duke theksuar se "dialogu nuk arrihet me ultimatume". Ai theksoi se fermerët kanë refuzuar të ulen në tavolinën e bisedimeve, ndërsa bllokadat e rrugëve dhe veprimet e tjera protestuese nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e kërkesave të tyre, por përkundrazi, do të minojnë ato.