Partia Demokratike kundërshtoi seancën e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë, propozimin e 40 deputetëve socialistë, për faljen e gjobave të qytetarëve për ndërtime pa leje. Sipas kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, demokratët kundërshtojnë këtë hap të socialistëve, pasi po bëhet për të shpëtuar nga ndëshkimi i padrejtë i qytetarëve. Bardhi thekson se vendimi i gjobave është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese para dy vjetësh, e sot e gjitha po bëhet për efekt elektoral.