Top News/ ‘Nuk ka asnjë avion të vetin por pret të NATO-s’, Reuters-Shqipëria rihap bazën sovjetike
04/03/2024 15:28

Shqipëria, anëtare e natos, nuk ka asnjë avion luftarak të sajin, por ka hapur një bazë ajrore të rindërtuar të erës sovjetike për avionët e natos, të hënën, në mesin e kërcënimit në rritje nga Rusia- citon agjencia e lajmeve Reuters kryeministrin shqiptar Edi Rama. Reuters thekson se NATO ka shpenzuar mbi 50 milionë euro në bazën ajrore të Kucovës, për të forcuar praninë e saj në rajon. Hapësira ajrore në vendin që laget nga adriatiku e që kufizohet me greqinë në jug e me malin e zi në veri, mbrohet nga italia dhe greqia, vijon Reuters. “Kjo është një bazë që do të shtojë një tjetër element sigurie për rajonin tonë të ballkanit perëndimor, që të gjithë ne e dimë se është i rrezikuar nga kërcënimi i ambicjeve neo-imperialiste të federatës ruse”, citon reuters Ramën në ceremoninë e inaugurimit. Dy avionë luftarakë që fluturuan nga baza ajrore e natos në Aviano, u ulën në kucovë për të shënuar rihapjen e aeroportit ushtarak. Baza ajrore, sqaron Reuters, ndodhet në qytetin e vogël të Kucovës, që dikur njihej si Qyteti Stalin, kur migët sovjetikë dhe kinezë qëndronin në gatishmëri për tu nisur në fluturim në rast të një lufte me perëndimin, që nuk ndodhi kurrë. Shënjestrat më të mundshme – tha Rama – atëherë ishin austria, gjermania, italia dhe danimarka. Por sot, ne jetojmë në një erë tjetër dhe fatmirësisht shqipëria është në anën tjetër. Shqipëria, që u anëtarësua në NATO në 2009-ën, është po ahstu në bisedime me naton për të ndërtuar një bazë detare në porto romano, në brigjet e adriatikut.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30