Dhoma Kombëtare e Avokatisë i bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht ndaj prokurorit të Elbasanit, Gjergji Ceka pas urdhërit të nxjerrë prej këtij të fundit për të arrestuar avokatin Ulian Barjami. Përmes një deklarate, Dhoma e Avokatisë e konsideron këtë një rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit, që e rrezikon shndërrimin e vendit në një republikë të prokurorëve.