Ekonomia shqiptare është shumë larg nga plotësimi i kritereve dhe standardeve që kërkohen për të hequr dorë nga leku dhe aplikuar monedhën europiane. Kjo ishte deklarata e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nga Kuvendi, ku ishte këtë të enjte për të prezantuar raportin vjetor të bankës.