Deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës audituesin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bexhet Zeqiri. Zeqiri ishtë dëshmitari i parë i thirrur nga komisioni në seancën e mbajtur nga komisioni një javë më parë. Deputetët socialistë akuzojnë për kryerjen e veprës penale "Refuzimi për të dëshmuar" audituesin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.