Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk ka ndërmend të shkelë Kushtetutën duke i dorëzuar tokën e saj Rusisë. Përmes një deklarate ai tha se çdo vendim i marrë pa përfshirjen e Ukrainës është një akt kundër paqes dhe është i destinuar të dështojë. “Janë vendime të vdekura; nuk do të funksionojnë kurrë,” shtoi ai.