Shumë prej qytetarëve të Kosovës, në periudhën qershor-gusht ndër vite kanë preferuar ti kalojnë pushimet verore në vendin tonë. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit, kosovarët kanë zbarkuar në Shqipëri për të pushuar me familjarët, por edhe me miqtë. Rritja e cmimeve, mesa duket nuk i kanë ndaluar aspak ata që të qendrojnë disa ditë në zonat bregdetare, por jo vetëm, të vendit tonë. Të paktën, kështu u shprehën vetë ata.