Kryedemokrati Sali Berisha, nuk ndihet I penduar për investimin prej rreth 1.4 milionë eurosh për Chris LaCivita, strategun e fushatës së tij, për çka rezultatet treguan se PD mori një ndër rezultatet më të dobëta të saj. Sipas Berishës, faji nuk ishte tek LaCivita, por tek kapja e shtetit. Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme. Por, dhe bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama. E referuar akuzave ndaj kryeministrit dhe qeverisë drejtuar prej tij, Berisha paralajmëroi sërish protesta të forta, deri në arritjen e synimit, largimin e Ramës.