Një tjetër sasi e lëndëve narkotike është kapur në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në portin e Durrësit. Shërbimet e policisë bënë me dije se gjatë operacionit të koduar ‘Rada’, si rezultat i kërkimeve dhe hetimeve 3 javore, u bë e mundur gjetja dhe sekstrimi I 7.25 kiliogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kjo është hëra e trtë brena muajit korrik që kompanisë me seli në Tiranë I kapet drogë në kontenier. Hera e parë ishte më 13 korrik, kur u sekuestrua edhe sasia më e madhe e lëndës narkotike, përkatësisht 11 kg e 675 gramë.