Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që u është shkaktuar qendrave të veta, si pasojë e sulmeve amerikane muajin e kaluar, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox Neës, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”.