Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës denoncoi publikisht më 6 qershor skemën mashtruese me emrin e saj në rrjetet sociale për bursa studimi dhe trajnime për nxënës e studentë në SHBA. “Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.