TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza dixhitale, App Annie. Platforma kineze është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara. Popullariteti i TikTokut është zgjeruar edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump tentoi ta ndalonte atë në SHBA.