Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka votuar këtë të diel në zgjedhjet primare të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit për zgjedhjen e kandidatit të preferuar për në zgjedhjet për kryetar Bashkie të 6 marsit. Në një prononcim për mediet, Ademi u ndal edhe tek dorëheqja e saj nga kandidimi ku foli për angazhimin e saj të mëtejshëm.