Top News/ Nuk e mbrojtëm dot Serbinë në 90-ën / Putin i keqardhur: Është koha për ta ndryshuar këtë
09/02/2024 14:42

Intervista që presidenti rus Vladimir Putin, i dha gazetarit amerikan Tucker Carlson, është pritur me një mori reagimesh ndërkohë që ishte intervista e parë e tij me një gazetar perëndimor që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022. Vetë gazetari Carlson, është jo pak i polemizuar, ndërkohë që shumë analistë janë shprehur pas intervistës se ai i dha Putinit një platformë për të derdhur lirisht propagandën e tij. Dhe ndërsa foli për më shumë se 30 minuta për historinë e lavdishme të rusisë, në një lloj monologu, Putin, u ndal edhe tek lufta në ukrainë dhe cështje të tjera. Një ndër to, edhe Serbia...Ai, si aleat i presidentit serb, Aleksandër Vucic, bëri të qartë se Rusia është në krah të serbisë dhe se do ta mbrojë atë. “Rusia nuk mundi të ngrihej në mbrojtje të Serbisë në vitet 1990, është koha që ligji ndërkombëtar të ndryshojë, sepse balanca e fuqisë në botë ka ndryshuar”, tha presidenti rus në intervistë. Sipas Putin, ndërhyrja e NATO-s dhe bombardimi i Beogradit, ishte momenti kur amerikanët nxorrën xhindin nga shishja. “A ju kujtohen zhvillimet në Jugosllavi. Boris Jelcin (presidenti rus) ngriti zërin në mbështetje të serbëve. E kuptoj se ishin procese komplekse që ndodhnin atje. Serbët janë për ne popull special dhe i afërt me kulturë ortodokse. Është një komb që ka vuajtur kaq shumë për gjenerata me radhë. Nejse, çfarë është e rëndësishme, është që Jelcin dha përkrahjen e tij, por çfarë bënë SHBA-të? Në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara bombarduan Beogradin. Ishin SHBA-të që nxorën xhindin nga shishja”, tha Putin duke shtuar se kur rusia protestoi për këtë veprim, dhe shprehu pakënaqësin e saj, iu tha se ligji ndërkombëtar dhe kartat e OKB-së ishin të pavlefshme. Ndërkohë- tha putin – tani të gjithë i referohen ligjit ndërkombëtar.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13