Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me problematikat e krijuara nga reshjet e shiut. Kreu i qeverisë postoi në rrjetet sociale disa fotografi nga përmbytjet që kanë përfshirë vendet fqinje dhe Italinë, me një shënim ironizues për kritikat e opozitës për situatën e krijuar në vend.