Douglas Luiz nuk harron nga vjen dhe me rastin e Ditës së Krishtlindjes vendosi të bëjë një gjest bamirësie. Futbollisti i Juventusit vendosi që të dërgojë 700 qese plot me ushqime, banorëve të favelës së origjinës së tij, asaj të Mare’ në zonën veriore të Rio De Janeiros. Me shpërndarjen e këtyre qeseve u morën personalisht, babai, vëllai dhe kunati i Douglas Luiz duke qenë se vetë lojtari për shkak të impenjimeve të tij me Juventusin nuk mund të ishte i pranishëm.