Gjykata Penale e Tiranës la në qeli Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë. Autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tii është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin. Sipas mbrojtjes, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin ne kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur ne shtëpi viktimën dhe se kanë patur relata të mira. Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit te dyshuar.