Top News – “Nuk do të tolerojmë më”, Borrell i alarmuar për situatën në veri të Kosovës
23/06/2023 22:36

Pavarësisht përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar, situata në veriun e Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, teksa zhvillimet e kësaj të premteje ‘i kanë fryrë edhe më shumë zjarrit”. Arrestimi i një serbi në Mitrovicën e Veriut, marshimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe retorika e rëndë e Serbisë, kanë shqetësuar jo pak kreun e diplomacisë europiane, Joseph Borrell, që ka reaguar shpër në një postim në Twitter. “Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkroi Borrell. Paraditen e të premtes Policia e Kosovës arrestoi një tjetër person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri, serbin Nenad Orlovic, i njohur me nofkën “rusi” për shkak të lidhjeve të forta me Rusinë. Ndërkohë në pjesën jugore të Mitrovicës, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marshuar në një stërvitje të zakonshme, për të cilën kishin vënë në dijeni edhe KFOR-in. Ky veprim nxiti një reagim të ashpër të Serbisë, që nëpërmjet kreu të forcave të armatosura deklaroi se është gati të ndërhyjë për mbrojtjen e serbëve në veri të Kosovës.

Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top News – Kurti thërret Këshillin e Sigurisë / Mbledhje e jashtëzakonshme pas sulmit mbi Iran
01/03 14:35
Top News – 1 euro për një orë qëndrimi…Familjarët e pacientëve në QKUK, barrë shtesë
01/03 14:18
Top News – Milionat e BE-së drejt Kosovës / 882,6 milionë euro fonde në lojë, ‘nuk duhen humbur’
01/03 14:17
Top News – Zgjedhja e presidentit në Kosovë. Kreu i PDK, Bedri Hamza i vë kushte Albin Kurtit
28/02 21:18
Top News- Kosova në krah të SHBA: Regjimi Iranian shtypës dhe destabilizues
28/02 20:30
Top Channel/ PDK do presidentin, Hamza i kërkon Kurtit që të zgjidhet nga partisë së tij
28/02 20:20
Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
Top News-‘Jo reduktim të trupave amerikane’/ Komandanti i KFOR konfrimon angazhimin e SHBA në Kosovë
25/02 12:05
Top News- Thaçi sërish para togave të DhSK-së/ Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës
25/02 10:25
Top Channel/ Shanset e Osmanit për presidente, kërkon edhe një mandat tjetër, por…
24/02 19:32
DIGITALB DIGITALB