Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. "Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra", tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd. "I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina", theksoi ai.