Endrit Shabani, kryetari i Nismës ‘Thurrje’ reagoi pas vendimit të komisionerit Ilirjan Celibashi për t’i dhënë mandatin e deputetes, Kleana Xhuvelit, kushërirës që konsiderohet si motër nga Adriatik Lapaj. Shabani i sheh me skepticizëm deklaratat e Lapajt se partia në pushtet i ka kërkuar të bëhen palë, por çdo ofertë është refuzuar prej tij.