Nuk dihet ende fati i minatorit i cili prej ditës së djeshme është i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës. Tekniku mësohet se është bllokuar pas shembjes në një nga galeritë e minierës. Në vendin e ngjarjes grupi i avari-shpëtimit po vijon punën për nxjerrjen e minatorit, por ende pa asnjë rezultat. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, ku 60-vjeçari Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtar, ka mbetur i bllokuar.