Suedia ka vendosur të mos bjerë pre e presionit të presidentit turk Receip Tayip Erdogan, i cili kërkon ‘kokën’ e zerave opozitarë, në këmbim të dritës jeshile për hyrjen në NATO. Qeveria suede tha në një deklaratë të prerë të dielën se nuk dëshiron t’i përmbushë kushtet e Turqisë. Ankaraja ka bllokuar hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s që nga maji në një përpjekje për ti detyruar vendet nordike të lejojnë ekstradimin e armiqve politike të Erdogan dhe aktivistët e drejtave ë njeriut në Turqia.