Partia Demokratike mblodhi këtë të hënë në një mbledhje të jashtëzakonshme grupin parlamentar, si një përgjigje ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Shqipërisë, mbylljes së seancave duke ndërprerë debatin, apo edhe vendimit që me forcë kartoni, maxhoranca nuk lejoi ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Për këtë ish-kryeministri në fjalën e tij në mbledhje paralajmëroi përgjigje të ashpra ndaj maxhorancës, teksa si hap i parë ishte mospjesëmarrja në komisionet parlamentare këtë të hënë.