Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, akuzoi shërbimet e huaja të inteligjencës se qëndrojnë pas një vale të paprecedenttë fluturimesh të dronëve mbi vend, duke drejtuar në mënyrë indirekte gishtin nga Rusia. Më herët, policia norvegjeze njoftoi arrestimin e një rusi, djali i një besniku të Vladimir Putinit, duke e akuzuar atë për fluturim të paligjshëm të një droni mbi arkipelagun Svalbard, që ndodhet në rajonin me rëndësi gjeopolitike të Arktikut. Ai ishte rusi i shtatë i arrestuar në ditët e shkuara, nën dyshimin për fluturime të paligjshme dronësh apo bërjen e fotove në zona të ndaluara në vendin skandinav që ndan kufi me Rusinë në veri.