Rikthimi në normalitet i punimeve në Kuvend ka rikthyer në sallën e seancave plenare edhe ambasadorët e vendeve të BE-së. Ambasadori gjerman, zv.Ambasadorja britanike dhe ambasadori i Bullgarisë në Tiranë hynë në sallë për të ndjekur punimet e Kuvendit. Mesndërkombëtarëve që po ndjekin seancën është edhe përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë.