Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi kandidatin e kësaj force politike për kreun e bashkisë së Tiranës, Roland Bejkon. Në fjalën e tij, Alibeaj solli në kujtesë të gjithë aksionet e njëanshme të Sali Berishës, që çuan në një situatë të paprecedentë përçarëse në Partinë Demokratike.