Aksioni i demokratëve në Kuvend do të intensifikohet. Pas përjashtimit të 19 deputetëve me vendim të sekretariatit të etikës, rezistenca e opozitarëve nuk do të jetë më vetëm brenda dyerve të parlamentit por protestë është thirrur edhe në rrugën përballë Kuvendit. Deputeti Flamur Noka në mbledhjen e këshillit kombëtar, shpjegoi se aksioni opozitar krahas kuvendit do të vijojë edhe në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ ku qëndron i izoluar ish kryeministri Sali Berisha, të cilin Noka e konsideron të burgosur politik së bashku me Fredi Belerin dhe Arben Ahmetajn.